Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e muzikësAdelina Ismaili rikthen performancën e saj ikonike të vitit 1996 në Festivalin...

Adelina Ismaili rikthen performancën e saj ikonike të vitit 1996 në Festivalin e RTSh-së, ndërsa shfaqet në skenë pas një kohe të gjatë

Të enjten, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur e ashtuquajtura ‘Nata e Nostalgjisë’ në kuadër të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Artistët konkurrues të këtij viti janë ngjitur në skenë për të interpretuar hitet e vjetra ndër vite të festivalit, shoqëruar nga emra të spikatur të muzikës shqiptare.

E në skenë si e ftuar speciale u ngjit edhe e madhja Adelina Ismaili, e cila njëkohësisht këtë vit është edhe anëtare e jurisë.

Adelina Ismaili në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh (Foto: RTSh/Instagram)

Ajo riktheu performancën e famshme të edicionit të 35-të të festivalit, ku kishte konkurruar me këngën “E jotja s’jam” në vitin 1996.

E shoqëruar nga kërcimtarë të shumtë në skenë, ismaili riktheu nostalgjinë e vitit kur bëri revolucion me paraqitjen e saj ekstravagante në Festivalin e RTSh-së, e cila është mbajtur mend gjatë.

Ashtu si në performancën e vitit 1996, Adelina u shfaq e tëra e mbuluar në fillim të nisje, duke hequr pak e nga pak rrobat deri në veshjen përfundimtare, e cila është një veshje shumë më ekspozuar se ajo e para.

Nata finale e Festivalit të 62-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mbahet sonte (e premte), fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit