Familja Ademaj i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë, për t’u informuar më detajisht për rastin e vrasjes së Liridonës.
Leonardi, vëllai i Liridonës, thotë se kërkesa është urgjente, pasi thekson se prokuroria nuk i ka kontaktuar asnjëherë për rastin.
“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj”.
“Ne jemi thellësisht falënderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”.
Ai thotë se si familje kërkojnë vetëm informim, pa penguar drejtësinë.
mi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, thuhet në kërkesë.
Liridona është vrarë më 29 nëntor, në një fshat afër Prishtinës.
Për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla gjykata e ka vendosur masë të njëjtë paraburgimi.
Ditëve të fundit është arrestuar i dyshuari i katërt, T.D.
Vrasja e Liridonës është dënuar ashpër nga autoritetet në Kosovë, dhe është bërë thirrje për drejtësi.
Zemërim të shtuar ka shkaktuar fakti se, dyshohet që vrasja është kryer në prani të dy fëmijëve të Liridonës.
Trupi i saj është zhvarrosur, disa ditë pas varrimit, për t’u rivarrosur te varrezat e familjes së saj.