Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKuriozitetePendarovski: Sanksionet e huaja për të korruptuarit nuk mjaftojnë, nëse nuk ndiqen...

Pendarovski: Sanksionet e huaja për të korruptuarit nuk mjaftojnë, nëse nuk ndiqen nga institucionet vendase

Pastrim i gjyqësorit, prokurorisë dhe politikës, ishte thirrja që bëri Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit para deputetëve, të fundit të këtij mandati. Presidenti tha se lihet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të vendosur kundër korrupsionit te ne sesa institucionet e vendit. Ai shtoi se sanksionet e huaja për të korruptuarit nuk mjaftojnë, nëse nuk ndiqen me sanksione vendase.

“Këtu, dua t’i rekomandoj parlamentit të ardhshëm atë që tashmë e kam propozuar publikisht disa herë: menjëherë pas zgjedhjeve të zbatojmë pastrim edhe te gjykatësit edhe te prokurorët, por së pari, te ne – politikanë. Dhe për secilin, për të cilin nuk ka arsyetim logjik si është bërë milioner me rrogë shtetërore, duhet të ketë menjëherë jo vetëm dorëheqje por edhe procedurë penale”, tha Stevo Pendarovski, President.

Presidenti tha se fundi i vitit 2023 na e solli hidhërimin më të madh në dekadën e fundit, meqë nëpërmjet tragjedisë personale të Vanjës së vogël dhe të familjes së saj, mund ta shihnim si në pëllëmbë të gjithë patologjinë e tranzicionit, ambientin të cilin, siç tha ai, të gjithë e krijuam në 32 vitet e kaluara.

“Ambient në të cilin, në hapësirën publike toleruam jo-njerëzit të cilët propagandonin urrejtje dhe intolerancë ndëretnike, ideologji agresive, gjuhë të urrejtjes, kanë bërë publikisht kërcënime për linçim të individëve dhe likuidime të kundërshtarëve politikë. Duhej secili prej nesh, kurse veçanërisht ne politikanë, të flasim më shpesh dhe më zëshëm kundër këtyre dukurive, në vend që të besojmë në fuqinë e sistemit tonë demokratik se do të mund t’i tolerojë dhe absorbojë ekstremet e tilla”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.
Presidenti tha se pikërisht marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe orientimi properëndimor janë dy gjëra që duhet t’i ruajmë edhe pas zgjedhjeve.

“Entuziazmi midis qytetarëve për anëtarësim në Bashkim po bie dramatikisht, gjendemi në pikën kritike dhe ky është shansi i fundit që ta ruajmë mbështetjen shumicë për negociatat të cilat kanë gjithmonë efekt neutralizues përkundrejt strukturave të cilat duan ta minojnë demokracinë. Në raport me ndryshimet kushtetuese, përbërja e ardhme parlamentare duhet ta vazhdojë debatin mbi baza reale dhe me një raport shumë më të ndershëm ndaj opinionit maqedonas. Është e qartë si kristal se korniza evropiane nuk mund të ndryshojë për më mirë, as marrëveshja bilaterale me Bullgarinë, pavarësisht se kush është në pushtet në Bruksel apo në Sofje”, tha Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski në fjalimin e tij u fokusua edhe në ikjen e popullsisë. Sipas tij, të gjitha bashkësitë etnike janë më pak në numra absolutë dhe se asnjë bashkësi etnike nuk “e rrezikon” tjetrën, por se të gjithë jemi të rrezikuar. Ai tha se nevojitet urgjentisht strategji demografike, por e mbështetur edhe nga pushteti edhe nga opozita.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se politikat aktive demografike do të jepnin rezultate pas dhjetë, ose ndoshta, pas njëzet vjetësh. Kurse, deri atëherë duhet të përgatitemi për një jetë me më pak nxënës dhe të punësuar, kurse me shumë pensionistë. Kjo nënkupton ta përgatisim fondin e pensionit, ta optimizojmë mbrojtjen shëndetësore, ta riorganizojmë sistemin arsimor, të fillojmë digjitalizim intensiv i cili do të zëvendësonte njerëzit aty ku ka mundësi për këtë gjë, dhe, në fund, por jo dhe më pak i rëndësishëm, ta riorganizojmë sistemin e mbrojtjes në kushte kur do të fillojë të zvogëlohet numri i ushtarëve dhe i policëve”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

Presidenti foli edhe për ruajtjen e identitetit gjatë negociatave me BE-në si dhe për rëndësinë që kishte anëtarësimi në NATO. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit