Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK), sot në Shkup do të jetë nikoqir i Grupit të punës 4 – Drejtësi, liri dhe siguri (Kapitulli 24), e cila do ta mbajë sesionin e njëmbëdhjetë me tëmën “Përforcimi i rezistencës dhe përmirësimi i kapaciteteve për përgjigje të kërcënimeve hibride”, në organizim të Lëvizjes evropiane.
Ngjarjen do ta hapë kryetarja e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mileva Gjurovska, ndërsa janë paralajmëruar fjalime hyrëse të ministrit të Punëve të Jashtme Oliver Spasovski, Maja Manoleva zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Gavril Bubevski prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup.
Bashkëkryesues të sesionit janë Magdalena Nestorovska sekretare shtetërore në MPB dhe ambasadori Andrej Lepavcov kryetar i Unionit Panevropian në Maqedoni.