Presidentja Vjosa Osmani, ministri Hajrulla Çeku si dhe personalitete tjera të shumta të jetës politike kanë marrë pjesë në hapjen e Kampionatit Evropian të Hapur në xhudo, i cili për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Të pranishëm janë edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë, si ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hovenier, ai gjerman Rohde si dhe ambasadorë tjerë.
Gjithashtu, të pranishëm kanë qenë edhe Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj.