Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“Mirë se kthehesh në familje”, kryetari i AAK-së reagon pas lirimit të...

“Mirë se kthehesh në familje”, kryetari i AAK-së reagon pas lirimit të Nasim Haradinaj

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj është liruar nga burgu i Hagës.

Vendimit për lirimin e tij i është gëzuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Mirë se kthehesh në familje, Nasim!”, ka shkruar Haradinaj.

Në anën tjetër Ramosaj ka shkruar “Mirë se erdhe, Komandant! Liria ka vetëm një emër! #UÇK”.

Ndryshe Gjykata Speciale ka njoftuar sot se ka liruar nga burgu, Nasim Haradinajn. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit