Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit, shërimin...

Lëvizja BESA: BDI dhe LSDM të sëmurë nga pandemia e korrupsionit, shërimin do e gjejnë së shpejti në Opozitë

Lëvizja BESA përmes një press konference ka reaguar ndaj partive në pushtet BDI-së dhe LSDM-së duke i akuzuar se janë të sëmurë nga pandemia e korrupsionit dhe se shërimin do e gjejnë në opozitë.

”Me keqardhje duhet të themi, se tashmë jemi shteti i vetëm në Europë e më gjërë, që jemi të kapluar nga epidemia më e rrezikshme për një shtet. Epidemia e korrupsionit, diagnozë kjo që Maqedonisë së Veriut ia konstatuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sistemi i shtetit për momentin ndodhet në vdekje klinike. Në çdo institucion rritet korrupsioni, qytetarët varfërohen, ndërsa funksionarët e pushtetit të BDI-së, LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët po pasurohen.

Edhe më shqetësues është fakti, se kjo pandemi e korrupsionit i ka goditur keq në tru dhe i ka nxjerrë jashtë kontrolle të gjithë funksionarët aktual të pushtetit, të cilët, përveç se vjedhin popullin, vjedhin nga fondet e Bashkimit Europian, paskan vjedhur edhe parate e donuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paratë që partneri më strategjik i shqiptarëve i ka dhënë për reforma në gjyqësor.

E gjithë kjo situatë dhe deklaratat e djeshme të ambasadores Angela Ageler, pastrojnë të gjitha dilemat për pushtetin aktual.

Se kjo Qeverie udhëhequr nga BDI, LSDM dhe ASH, që të mund të vjedhin edhe më shumë, largohen nga SHBA-ja, e cila paguan dhe kontribuon për vendosjen e drejtësisë në vend dhe i afrohen Rusisë, së cilës nuk i pengon krimi që ndodh në vendin tonë, por interesat e biznesmenëve të saj të cilët investojnë në biznese komari dhe kredi të shpejta. Ilaçi i kësaj sëmundje që ka kapluar këtë pushtet, është vetëm izolimi i të gjithë funksionarëve aktual të pushtetit dhe dërgimi i tyre në opozitë, ku do të mund të rehabilitohen dhe të mbajnë përgjegjësi, si për shpërndarjen ashtu edhe për rritjen e epidemisë së korrupsionit” – thuhet në pressin e Lëvizjes BESA, Lulzime Ameti – zëdhënëse.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit