Qeveria teknike kësaj radhe do të jetë qeveria më kritike që ka ekzistuar ndonjëherë kjo pasi bëhet fjalë që këtë herë qeverinë teknike do ta drejtojë një shqiptar, Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit. Por, kjo gjë është vështirë e kapërdishme për partitë që zhvillojnë politika anti-shqiptare, siç është rasti me VMRO-DPMNE. Obligim ligjor është që gjatë qeverisjes teknike kryeministri jep dorëheqje emërohet një tjetër, dhe bëhen ndryshime në resor, opozitës i takojnë disa ministri, siç është MPB e të tjera. Por, në këtë rast a do të pranojë VMRO që ministrat e saj të koordinohen nga një kryeministër shqiptar? Për këtë pyetje Agjencia e Lajmeve ka kontaktuar me analistin, Agim Jonuz, i cili tha se mos hyrja e VMRO-së në qeveri teknike nuk është tragjike pasi kemi të bëjmë me qeveri që nuk bën ndryshime por organizon zgjedhje. Nga ana tjetër në rast se ata marrin vendim për tu bërë pjesë e qeverisë për Jonuz është diçka normale që ministrat e VMRO-së të koordinohen nga një kryeministër shqiptar, që në këtë rast dihet emri i tij, Talat Xhaferi. Sikurse në Kuvend qysh po veprojnë deputetët ngjashëm do të veprojnë edhe ministrat në qeveri, shkruan Zhurnal.
Çfarë thotë Agim Jonuz në rast se VMRO nuk bëhet pjesë e qeverisë teknike me kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin?
Çështja e hyrjes ose jo e VMRO-së në qeveri teknike është çështje diskutabile dhe e pavendosur akoma. Por, në rast të mos hyrjes nuk ndodhë asgjë dramatike pasi kemi të bëjmë me qeveri teknike, sipas Jonnuz.
“VMRO edhe nëse vendos të mos bëhet pjesë e qeverisë teknike nuk ndodhë asgjë e keqe në vend. Sepse, qeveria teknike është qeveri për t’i organizuar zgjedhjet dhe jo për të sjellë ndryshime në vend. Prandaj, nëse vendosin të mos hyjnë është normale dhe revoltë e tyre por që nuk lë pasoja”, tha Agim Jonuz për Zhurnal.
Mes tjerash ai foli edhe për opsionin e hyrjes në qeveri dhe mundësinë që ministrat e VMRO-së të koordinohen nga një kryeministër shqiptar. Por, sipas Jonuz kjo nuk është fare problematike sepse e njëjta skemë është në Kuvend.
“Tani nëse e mendojmë anën tjetër që VMRO të bëhet pjesë e qeverisë, ministrat e kësaj partie e kanë patjetër të bashkëpunojnë me kryeministrin teknik, sepse edhe ata janë ministra teknik. Nuk është çështje etnikumi por çështje hierarkie që duhet të respektohet, prandaj nuk është fare problem. Aq më pak kur bëhet fjalë për Talat Xhaferin kryetarin e Kuvendit, pra siç po bashkëpunojnë deputetët në Kuvend ngjashëm do të bashkëpunojnë edhe ministrat në Qeveri”, deklaroi Jonuz.
Skena politike sa shkon e komplikohet më shumë. Pas dakordimit të partive politike që zgjedhjet të mbahen më 8 maj bashkërisht ato parlamentare dhe ato presidenciale janë ndezur motorët e partiv e politike. Nga BDI menjëherë e propozuan kandidatin e tyre për kryeministër, Talat Xhaferin.
Kompakt marrëveshjes së arritur me LSDM-në që BDI të propozojë kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit. Por, ky propozim nuk u prit mirë nga VMRO, këto të fundit kërkuan shfuqizim të qeverisë teknike dhe shprehen kundërshtim të ashpër për emrin e Talat Xhaferit duke e cilësuar si jo të denjë për këtë pozitë përshkak të veprimtarisë së tij.
Cili është qëndrimi i deritanishëm i VMRO-së?
VMRO DPMNE-ja po diskuton pozicionin e saj në qeverinë teknike për shkak të marrëveshjes mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që kryeministër teknik të jetë Talat Xhaferi, aktualisht kryetar i Kuvendit.
Por, deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski, thotë se ai personalisht mendon se VMRO-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë për të pamundësuar siç thotë, “synimet e pushtetit aktual për falsifikimin e zgjedhjeve”.
“Vlerësoj se kur qeverinë e udhëheq një njeri si Talat Xhaferi, i cili shumë herë ka shkelur rregulloren e Kuvendit, atëherë ai që ka ndërmend të mos marrë pjesë në Qeverinë teknike vetëm do t’i jepte më shumë shanse këtij pushteti për të bërë keqpërdorime në zgjedhje. Prandaj, vlerësoj se VMRO-ja do të duhej të merrte pjesë në qeverinë teknike me qëllim që të pamundësojë manipulimin e zgjedhjeve nga LSDM-ja dhe BDI-ja”, ka thënë Millosheski.
Çfarë parasheh Ligji për Qeverinë teknike?
Neni 43: Njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, dhe pas dorëheqjes së mëparshme të kreut të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të zgjedhë një qeveri të re kalimtare për të zbatuar zgjedhjet për deputetët, të udhëhequr nga një kryeministër i ri i emëruar nga partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Qeveria teknike ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me pjesëmarrjen edhe të VMRO DPMNE-së, e cila duhet të nominojë kandidatët e saj për ministër të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe tre zëvendësministrave. Kujtojmë që, zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 5 maj, kurse rrethi i parë i zgjedhjeve për president është caktuar më 24 prill.