Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA – European Youth Card Association).
Kurti potencoi se EYCA bënë bashkë 30 shtete të Evropës të cilat lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi 7 milionë të rinj.
“Me seli në Bruksel, EYCA bënë bashkë 30 shtete të Evropës të cilat lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi 7 milionë të rinj. Pas aplikimit të suksesshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, aftësive apo statusit socio-ekonomik. Karta do të jetë e qasshme në formë digjitale, në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.