Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti për takimin me Scholz: U dëshmuan marrëdhëniet e forta mes Kosovës...

Kurti për takimin me Scholz: U dëshmuan marrëdhëniet e forta mes Kosovës e Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për vizitat që po i bën gjatë qëndrimit të tij në Berlin ku është takuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se në takimin me shefin e qeverisë gjermane, u dëshmuan marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.

Në vizitën e tij në Berlin, Kurti njoftoi se ka marrë pjesë në pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së, për të cilën tha “fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës”.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

I pari i Qeverisë gjithashtu njoftoi se gjatë qëndrimit në Gjermani ai është takuar edhe me mërgatën atje, të cilët tha se i ka informuar për zhvillimet në vend.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit