Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeOKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

“Komiteti merr parasysh shpjegimin e dhënë nga delegacioni i shtetit anëtar se të gjithë qytetarët e tij kanë të drejtën e vetëidentifikimit, duke përfshirë maqedonasit dhe pomakët (maqedonas të besimit islam). Megjithatë, Komiteti është i shqetësuar nga raportet se anëtarëve të grupeve minoritare maqedonase u ndalohet të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për lirinë e tubimit dhe lirinë e shoqërimit.”- Vërejtje nga OKB-ja mbi Bullgarinë.

Në raport thuhet gjithashtu se ka pengesa për regjistrim, përkatësisht shoqatat maqedonase refuzohen nga Agjencia për Regjistrim dhe nga gjykatat. Qëndrimi zyrtar i Bullgarisë është se në territorin e saj nuk ka pakicë maqedonase dhe me një deklaratë të veçantë në Bashkimin Europian deklaroi se nuk e njeh gjuhën maqedonase. Bullgaria nuk i respekton as 14 vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe këtë ia rikujtoi vitin e kaluar Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës. Atëherë u kërkua që edhe Bullgaria të lejojë regjistrimin e shoqatave, qëllimi i të cilave është njohja e pakicës maqedonase në Bullgari.

“Komiteti rekomandon që shteti anëtar të marrë parasysh të gjitha mjetet e mundshme për të garantuar gëzimin efektiv të të drejtave të njeriut nga personat që u përkasin pakicave etnike, duke përfshirë grupet e pakicave maqedonase dhe pomake, duke përfshirë zbatimin e vendimeve përkatëse të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që janë relevante me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirinë e shoqërimit”, thuhet në Raportin e Kombeve të Bashkuara për vitin 2023.

Nga ana tjetër Maqedonia ka obligim që t’i fusë bullgarët në Kushtetutë. Ky hap është i patjetërsueshëm që të vazhdojë rruga europiane. Ministri i jashtëm Bujar Osmani ende është optimist.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit