Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitYjeve Xhuli shpërthen në lot: Fëmijën do ta përkundi në djepin me...

Yjeve Xhuli shpërthen në lot: Fëmijën do ta përkundi në djepin me flamur kuq e zi, jo me të Kosovës

Juliana Nura e njohur si Xhuli i Big Brother VIP Kosova 1, së fundmi ka rrëfyer në detaje disa nga momentet më të vështira që ka kaluar gjatë fëmijërisë, duke u shprehur se ajo kohë ia rikthen përjetimet gjatë luftës në Kosovë, raporton Sinjali.

E njëjta teksa fliste për sfidat e asaj kohe, tregoi për ankthin që si fëmijë kishte përjetuar duke mos ditur asgjë për fatin e babait të saj, teksa merrte lajme se shumë familjarë të tjerë po vriteshin nga okupatori.

“Unë isha vetëm tetë vjeçe kur lufta e Kosovës filloi dhe ajo na demoralizoi shumë si familje sepse unë rrjedh nga një qytezë si Drenica që njihet tashmë që ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe troje të tjera. Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar, ndërsa ne mbetëm në Finlandë. Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë. Ankthi i një fëmije që priste për një telefonatë të hidhur, ajo është një traumë që me kalimin e viteve bëhet e madhe”.

Ndër tjera, Xhuli thotë se fëmijët do t’i rris me flamurin kuq e zi, dhe jo atë të Kosovës, pasi e sheh si simbol politik.

“Ne e kemi një traditë në familjen tonë që djepin e ruajmë shumë me dashuri. Edhe unë një ditë kur do të bëhem mami, do ta përkundi me flamurin kuq e zi, jo me flamurin e Kosovës sepse unë mendoj se ai është politik”, tha ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit