Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e filmaveStresi pas divorcit, Angelina thotë se asaj iu zhvillua paraliza e Bell

Stresi pas divorcit, Angelina thotë se asaj iu zhvillua paraliza e Bell

Angelina Jolie ka zbuluar se stresi i divorcit të saj me Brad Pittin shkaktoi që ajo të zhvillonte paralizën e Bellit, pra dobësinë e muskujve të fytyrës.

Aktorja e “Maleficent”, foli për gjendjen e saj shëndetësore në një intervistë me WSJ Magazine të botuar më 5 dhjetor. Duke folur për paralizën e saj Bell – një çrregullim neurologjik që paralizon përkohësisht njërën anë të fytyrës dhe e bën atë të duket e varur dhe e anashkaluar – Jolie shpjegoi se si zgjidhja e martesës së saj me Pitt-in ndikoi përfundimisht në shëndetin e saj.

“Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit”, tha ajo, teksa diskutoi se ndihej “e tmerruar” për të portretizuar këngëtaren e operës Maria Callas në një film të ardhshëm. “Sheqeri im në gjak shkon lart e poshtë. Papritur pata paralizën e Bell-it gjashtë muaj para divorcit tim”, shkruan The Independent.

Fituesja e çmimit Oskar zbuloi fillimisht se ajo ishte diagnostikuar me paralizën e Bell në 2017, mes një “viti të vështirë” pas ndarjes së saj nga ylli i “Fight Club”. Ajo më parë ndau në një histori të kopertinës së Vanity Fair se ajo zhvilloi gjendjen e paralizës së fytyrës për shkak të stresit nga problemet e familjes dhe marrëdhënieve të saj. “Ndonjëherë gratë që kanë familje e vendosin veten të fundit, derisa kjo të shfaqet në shëndetin e tyre”, tha ajo në atë kohë. Megjithatë, ajo e vlerësoi akupunkturën që e ndihmoi të rikuperohej plotësisht.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit