Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska së bashku me ambasadorin e SHBA-së në vend Anxhela Ageler sot në Krivollak do të vizitojnë 180-të pjesëtarët e Armatës amerikane për Evropë dhe Afrikë të cilët janë me mbështetje të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut po realizojnë stërvitjet “Partner i guximshëm 23”.
Është paralajmëruar dhe prania e gjeneralit të brigadës Patrik Elis, zëvendësshefit të kabinetit të komandës së Armatës të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë.
Në kuadër të stërvitjeve, siç kumton Ministria e Mbrojtjes, do të bëhet qitje nga automjete të blinduara të tipit “Styker”, që është domethënës duke pasur parasysh se sipas Planit për modernizim, Armata do të pajiset me këtë lloj transportuesi të blinduar.