Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePacolli reagon ashpër

Pacolli reagon ashpër

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike”.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.

“Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias.”

Ai bëri të ditur se është duke ndjekur një rrugë të planifikuar 6 muaj më parë, çka e penguar të marrë pjesë në varrim.
“Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).”

Më 29 nëntor, Liridona Ademaj u vra, derisa i dyshuar është burri i saj, Naim Murseli, nën dyshimin se ai e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit, derisa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

https://www.facebook.com/100044367011944/posts/pfbid02eevRLUGVnBV2UGmnrXsr87VoPjpodFgzwCy7jBPj2EuAS4NhZEk7Euiu1kawuZbCl/?app=fbl

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit