Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se i po zgjerojnë operacionet e saj tokësore në të gjithë Gazën, pas rënies së armëpushimit me Hamasin të premten.
“IDF po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës,” ka deklaruar zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një konferencë shtypi.
“Politika jonë është e qartë – ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”.
Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e rreth 15,200 palestinezëve që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza./CNN