Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmePoezi Kushtuar:Liridona Ademajt

Poezi Kushtuar:Liridona Ademajt

Nënë, a flejtën fëmija mbrëmë?

Nuk i pashë, e pata shumë rënd,

Më i lehtë dheu se tradhëtia,

Ah, më vrau pas shpine“Dashuria“.

Nënë, i fala atij shumë Dashuri,

Nga ajo lindën dy fëmijë ,

Se s‘më do s‘ma tha në sy,

Për t‘më vrarë dha dhe pasuri.

Nënë,këtu nuk jam e vetmuar,

Edhe shumë si unë kanë përfunduar,

Njëherë zërin e kishin lëshuar,

Kufirin e“Burrit“ kishin kaluar,

Nënë, si do ta përballojnë vallë Fëmija?!

Do i pëcjellë gjatë tragjedia?

Nuk do i mundoj tek ti uria,

Do t’ju mungojnë ledhatimet e mia.

Nënë, mësoni shumë djemtë e mi,

Se gruaja nuk asht pronësi,

Asaj i duhet shumë dashuri,

E ajo e kthen edhe ujin përpjet për ty.

Nënë, u thauj vëllezërve të mi,

Me gjak duart mos me i përly,

Do të këtë për mua drejtësi,

Ai do të jetoj me turp në gji..

Nënë ,paska qenë Djallë,

Ai që të gjitha ja kam falë..😭

Raze Smajli-Uka

#femijet

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit