Sunday, November 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti nga Tetova: Qeveria e Artanit për 28 Nëntor i ka dhënë...

Mexhiti nga Tetova: Qeveria e Artanit për 28 Nëntor i ka dhënë 2 koncesione “nëntokës serbe” përmes Lotarisë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga tubimi opozitar në Tetovë, ku po nënshrkuhet deklarata e koalicionit të quajtur, Lidhja Evropiane për Ndryshim, ka dhënë lajmin se qeveria e Maqedonisë, sot më 28 Nëntor, ka dhënë dy koncesione të reja përmes Lotarisë së Maqedonisë, përcjell KlanM. Sipas Mexhitit, qeveritarëve shqiptarë iu pengon aktivizimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni, ndërsa nuk iu pengon vizita e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Iu pengon shumë ardhja dhe aktivizimi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, por nuk iu pengon që pas luftës së Ukrainës, Evropën ta shkelë nëpërmjet Maqedonisë zoti Sergej Lavrov dhe nikoqir i tij të jenë Bujari dhe qeveritarët tanë. Poashtu nuk kam se si i iki, që edhe këtët ditë dinjitoze për shqiptarët, këtë ditë të shenjtë ta shënojnë me Lotarinë e Maqedonisë, ku dy koncesione, pikërisht sot i janë dhënë nëntokës serbe nga Lotaria e Përparimit dhe Qeveria e Artanit”, deklaroi Izet Mexhiti./KlanMacedonia

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit