Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBlinken do ta theksojë rolin e liderit të Maqedonisë së Veriut në...

Blinken do ta theksojë rolin e liderit të Maqedonisë së Veriut në OSBE dhe përkrahjen e aleatëve për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do të merr pjesë në Mbledhjen ministrore të OSBE-së në Shkup, ku do të flasë për rolin kryesor të Organizatës në promovimin e sigurisë së thelluar në rajon dhe do t’i falënderohet Maqedonisë së Veriut për rolin e saj të liderit, kumtoi mbrëmë Departamenti i Shtetit.

Blinken sot merr pjesë në mbledhjen ministrore të NATO-s në Bruksel, ndërsa për vizitë në Maqedoninë e Veriut vjen nesër, ku më 29 dhe 30 nëntor mbahet mbledhja e ministrave të OSBE-së, deklaroi zëdhënësi Methju Miler.

“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, sekretari shtetëror do të angazhohet me kolegët nga OSBE-ja për riafirmimin e angazhimeve të fuqishme të SHBA-së në OSBE dhe misionit kryesor të organizatës që të promovojë siguri, stabilitet dhe bashkëpunim mes shteteve, me theks të posaçëm në të drejtat e njeriut dhe zgjidhjes së qetë të kontesteve”, tha Miler.

Blinken po ashtu do ta theksojë rolin që OSBE-ja e luan në promovimin e sigurisë së thelluar në rajon dhe do t’i falënderohet Maqedonisë së Veriut për rolin e saj të liderit, thuhet në kumtesë.

Xhejms O’Brajan, ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi në brifing deklaroi se në mbledhje Blinken do të flasë edhe për përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve për Ukrainën.

Nga Shkupi ai do të udhëtojë në Lindjen e Afërt, në Izrael dhe EBA. Në Izrael ai do të bisedojë për “të drejtën e Izraelit për mbrojtje nga Hamasi” në pajtim me ligjet humanitare ndëtrkombëtare, si dhe për përpjekjet për lirimin e pengjëve të tjerë. Do të bisedojë edhe për krijimin e ardhshëm të shtetit palestinez.    

Në Dubai ai do të marrë pjesë në Konferencën klimatike të KB-së, KOP28, ku me liderët globalë do të bisedojë për vazhdimin e luftës me ndryshimet klimatike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit