Se kjo qeveri ka ZERO vizion për zhvillim ekonomik, tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon. Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqiperia 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
“Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë i fundit me vetëm1.8 për qind rritje, që na bën ne qytetarë më të varfër në rajon, ndërsa Shqiptarët e Maqedonisë, me standard jetese më të ulët se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës”u shprehMexhiti.
Sipas tij edhe më e zymtë paraqitet e ardhmja, ku parashikimet duke pasur parasysh parametrat e inflacionit, zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut edhe më tej shkon në minus, dhe pritet varfërim edhe më i madh.
“Si politikan dhe si parti opozitare shqiptare, e kemi edhe më të vështirë për të ‘përbirë’ këtë rezultat katastrofik ekonomik, kur e kemi parasysh se gjithë ekipi ekonomik në qeveri janë shqiptarë. Edhe për vitin që vjen projekcionet janë se RMV do të jetë e fundit me zhvillim ekonomik në rajon, por ne Ju premtojmë se ky vit do të jetë i fundit që ky ekip dështakësh vëndojnë dorë mbi planifikimin ekonomik të vendit”, tha Mexhiti.