Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeIzraeli ka shkatërruar një numër tunelesh në spitalin Al-Shifa të Gazës përpara...

Izraeli ka shkatërruar një numër tunelesh në spitalin Al-Shifa të Gazës përpara nisjes së armëpushimit

Forcat e mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të premten se shkatërruan një numër tunelesh në zonën e spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe përfunduan “përgatitjet operacionale” përpara armëpushimit.

Ushtria izraelite shkatërroi “një rrugë tunelesh nëntokësore dhe një numër boshte tunelesh në zonën e Spitalit Shifa”, sipas deklaratës së IDF.

“IDF ka përfunduar përgatitjet e saj operacionale sipas linjave luftarake të pauzës”, thuhet në deklaratë.

Tutje në deklaratë thuhej se trupat izraelite kishin vazhduar të godasin objektivat “gjatë ditës dhe natës” përpara armëpushimit, pa specifikuar numrin e sulmeve.

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael.

Ndërprerja e luftimeve ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit