Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaShëndetiOBSH i kërkon informacione Kinës për rritjen e rasteve të pneumonisë

OBSH i kërkon informacione Kinës për rritjen e rasteve të pneumonisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Kinës të japë informacion mbi incidencën në rritje të pneumonisë në veri të vendit.

”Kinës i është kërkuar të japë informacione të mëtejshme mbi sëmundjet e përfshira dhe përhapjen e tyre, si dhe rezultatet laboratorike”, theksoi OBSH në një deklaratë në Gjenevë.

Raportet për këto shpërthime të pneumonisë së padiagnostikuar tek fëmijët u shfaqën në media. OBSH thotë se është e paqartë nëse rastet janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ia atribuon këtë rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes kthimit të masave kundër koronavirusit, si dhe përhapjes së patogjenëve që shkaktojnë gripin, pneumoninë, virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV) dhe SARS-CoV-2.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit