Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeDebat publik për propzim ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Debat publik për propzim ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Në Klubin e deputetëve sot do të mbahet debati publik për propozim ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Është paraparë fjalime të kenë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe Oleg Solldatov, shef i zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

Pas prezantimit të propozim ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave krahasuese, do të vijojë diskutimi i hapur për zgjidhjen e propozuar ligjore, ku grupi i ekspertëve do të ketë mundësi të ndajë propozimet dhe sugjerimet e tyre, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qëllimi i miratimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile është mbrojtja e interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që do ta pamundësojë disponimin me pronën, për të cilën nuk mund të vërtetohet se është fituar nga burime të ligjshme, dhe në drejtim të parandalimit të krimeve të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit