Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”- Drejt përfundimit, pritet botimi elektronik

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”- Drejt përfundimit, pritet botimi elektronik

Akademia e Shkencave me financim të qeverisë shqiptare është duke punuar për hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, i cili pritet të ketë në përbërje të tij më shumë se 110 mijë fjalë, pa llogaritur këtu kuptimet e tyre, mbi 11500 njësi frazeologjike si dhe shumë njësi të tjera të ligjërimit.

Lajmi është bërë i ditur nga prof. Dr. Ali Jashari, Bashkëhartues i Fjalorit, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë e studentë në kuadër të veprimtarive kushtuar Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972.

“Jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, i njësive të tjera gjuhësore që përmban, por edhe nga pasurimi i të gjitha shtesave i leksikut të shqipes që nga shek. XVI-XVII e deri në ditë tona dhe i faktit që parimi kryesor për hartimin e këtij fjalori është pasurimi i gjithë fjalëve që kanë e që sjellin vlera të reja kuptimore stilistike në gjuhën shqipe. Është një mjet që do ju shërbejë të gjithëve në pasurimin e gjuhës”, u shpreh Jashari.

Për këtë fjalor është duke u punuar prej vitit 2021, dhe deri më tani ka përfunduar puna më e madhe për hartimin e tij.

Janë punonjës shkencore nga të gjitha trojet shqipfolëse të cilët janë duke bashkëpunuar në këtë projekt për hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, i cili pritet të dalë në formë elektronike vitin e ardhshëm dhe më pas do të botohet edhe në letër.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit