Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaShëndetiNga ndryshimet në lëkurë deri te ulja e libidosë – shtatë efektet...

Nga ndryshimet në lëkurë deri te ulja e libidosë – shtatë efektet anësore të stresit që duhet t’i dini

Netët pa gjumë, oreksi i shtuar dhe sistemi imunitar i dobësuar, janë simptoma të zakonshme të stresit. Megjithatë, stresi mund të shkaktojë edhe efekte anësore më pak të njohura që mund të ndikojnë vërtet në shëndetin tuaj.

Psikologia Rosalind S. Dorlen liston disa efekte anësore befasuese që mund të shkaktojë stresi, raporton LiveStrong.

Harresa

Nëse shpesh harroni ose e keni të vështirë të përqendroheni, ekziston mundësia që të jeni të stresuar. Sipas hulumtimit të Harvard Health Publishing, stresi dhe ankthi mund të ndërhyjnë në vëmendjen dhe kujtesën tuaj.  Në fakt, një studim i nëntorit 2018 në Neurology demonstroi se të rriturit me nivele më të larta të kortizolit (“hormoni i stresit”) shfaqën kujtesë të dëmtuar dhe vëllim më të ulët të trurit.

Problemet e lëkurës

Problemet në lëkurë, si urtikarie, skuqje eruptive të lëkurës, akne dhe herpesi, janë vetëm disa nga problemet që ndodhin te njerëzit që po kalojnë një fazë ekstreme stresi. Kjo pasi stresi “e detyron” trupin t’i aktivizojë gjëndrat e lëkurës, të cilat prodhojnë yndyrë.

Ndryshimet në dëshirën seksuale

Stresi i shtuar ose kronik mund të ndikojë në nivelet e hormoneve në trupin tonë, duke prodhuar sasi më të larta të kortizolit dhe epinefrinës, ndërsa efekti mund ta zvogëlojë epshin – njofton Cleveland Clinic. Përveç kësaj, efektet afatgjata të stresit mund të ngushtojnë dhe kufizojnë rrjedhën e gjakut, i cili është njëri nga një sërë faktorësh që lidhen me mosfunksionimin erektil.

Probleme me tretjen

Stresi kronik mund të shkaktojë një mori komplikimesh të tretjes, duke përfshirë dhimbje barku, kapsllëk dhe diarre. Kjo ndodh sepse zorrët dhe sistemi nervor qendror janë në komunikim të vazhdueshëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit