Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVuçiq: Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë

Vuçiq: Është puna jonë se ku e vendosim ushtrinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën.

Ai në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se është punë e Serbisë se ku do të vendosë forcat e saj ushtarake.

“Ku do ta vendosim ushtrinë është punë e jona, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe pa rrezikuar askënd”, tha Vuçiq në përgjigje të deklaratës së Stoltenbergut se trupat shtesë të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk do të kontribuojnë në de-përshkallëzim.

Nga Beogradi, shefi i NATO-s deklaroi se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai i bëri thirrje të dyja vendeve që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit