Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas vizitës që pati në Kosovë të hënën, këtë të martë do të qëndrojë në Serbi.
Ai do të pritet në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas edhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
Një ditë më parë, kreu i Aleancës Veri-atlantike në Prishtinë është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.