Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti: Riorganizim paramilitar i Radojçiqit, “Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore”

Kurti: Riorganizim paramilitar i Radojçiqit, “Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore”

Me instruksione dhe mbështetje nga shteti serb, në Rashkë po bëhet riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radojçiqit dhe grupit të tij. Kështu ka shkruar në fejsbuk kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai tha se Radojçiq është takuar me 40 politikanë serbë, ku sipas tij është kërkuar mobilizim për të votuar partinë e Vuçiqit.

”Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë. Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq. Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës,” deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës në këtë shkrim kërkoi nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja që të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit. Kurti tha se përkundër presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit.

“Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën. Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit. Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Më 24 shtator, një grup i armatosur terrorist sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas terroristët ishin strehuar në Manastirin e Banjskës prej ku kishin vazhduar përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, u vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Kosova me dëshmi kishte konfirmuar përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Radojçiq u ndalua njëherë në Serbi dhe më pas u la i lirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit