Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTetë ndërmarrje qyteti Shkupit vetëm një udhëhiqet nga shqiptarët, faleminderit Arsovska!

Tetë ndërmarrje qyteti Shkupit vetëm një udhëhiqet nga shqiptarët, faleminderit Arsovska!

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021 patën mbështetur kandidaturën e Danella Arsovskes për kryetare të Qytetit të Shkupit. Këto dy partitë, disa herë gjatë paraqitjeve të tyre publike, pretendonin se pas zgjedhjeve do të menaxhojnë me disa ndërmarrje kryesore publike që janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit. Pas zgjedhjeve nga gjithsej tetë ndërmarrje publike në qytetin e Shkupit, në qeverisjen e Arsovskës vetëm një ndërmarrje ju besua shqiptarëve, Ndërmarrja Publike „Higjiena Komunale“ – Shkup, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, e cila udhëhiqej nga Zudi Koka. E cila një vit më vonë iu mor pasi Arsovska shkarkoi Koken nga pozita e drejtorit. “Me fjalë të tjera, niveli i përfaqësimit të shqiptarëve të Shkupit, Aleanca për Shqiptarët do të ketë kujdes që të ruhet dhe të avancohet”, pati thënë Ziadin Sela. Mirëpo, realiteti flet ndryshe pasi edhe këtë mandat edhe me këtë kryetare pozita e shqiptarëve në Shkup nuk ka avancim. Madje edhe më keq se kaq, Arsovska është tallur shumë herë me shqiptarët përgjatë kësaj periudhe, shkruan Zhurnal.

Në qytetin e Shkupit ka tetë Ndërmarrje Publike prej tyre vetëm një udhëhiqet nga shqiptarët, dhe ky i vetmi drejtor është ushtrues detyre –

  1. Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, drejtohet nga Ivica Zarkadov, në Këshillin drejtues të kësaj ndërmarrje janë gjithsej 12 anëtarë, prej të cilëve vetëm njëri është shqiptarë, Hazbi Ibrahimi. Pra, NP në krye me drejtorin maqedonas dhe 11 anëtarë të tjerë maqedonas, në këtë ndërmarrje shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me një anëtarë në Këshillin drejtues.

NP “Parqe dhe gjelbërime” realizon veprimtari me interes publik të sferës komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.  Veprimtarinë e saj, ndërmarrja e realizon përmes zbatimit të Programit të punës që e miraton Këshilli i Qytetit të Shkupit. Si ndërmarrje e vetme, e cila kujdeset për ngritjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërimit në territorin e qytetit të Shkupit, ndërmarrja luan rolin e shërbimit civil nën monitorimin e shërbimeve profesionale pranë Qytetit të Shkupit. Por, në realitet mund ta marrim nëpër mend se sa punë kryen kjo ndërmarrje duke marrë parasysh edhe numrin e parqeve apo hapësirave të gjelbërta në qytetin e Shkupit.

  • Ndërmarrja tjetër publike “Parkingu qytetit” udhëhiqet nga Mihaill Petrovski. Edhe kjo ndërmarrje përbëhet nga 12 anëtarë, por që në faqen zyrtare nuk figuronin emrat e anëtarëve për të kuptuar edhe përkatësinë e tyre etnike, që me shumë gjasë që të gjithë janë maqedonas.

Qëllimi i kësaj ndërmarrje publike thuhet të jetë plotësimi nevojave të qytetarëve dhe të kontribuojë në të mirën e përbashkët të të gjithëve, me kujdes të veçantë për mjedisin. Duke operuar në një pjesë të madhe të territorit të qytetit të Shkupit, synimi tyre është të përmirësojnë nivelin e kulturës së trafikut të qytetarëve në zonën e parkimit, duke zhdukur zakonet e tyre të këqija të shndërrimit të trotuareve dhe rrugëve për këmbësorë në zona parkimi.

  • Nërmarrja Publike “Rrugë dhe rrugica Shkup”, ka ushtrues detyre, Qamil Kovaçi. Bordi drejtues i NP Rrugët dhe Rrugicat – Shkup përbëhet nga 11 anëtarë prej të cilëve vetëm një është shqiptarë, Taide Alili. Ndërkaq, Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga 5 anëtarë prej të cilëve vetëm një është shqiptarë, Berat Abdurrahmani.

Pra, kemi të bëjmë me ndërmarrjen e vetme publike që udhëhiqet nga një shqiptarë dhe i njëjti nuk është drejtor fuqi plotë pasi është vetëm ushtrues detyre, nuk është i emëruar drejtor me kompetenca të plota. E pikërisht në drejtorin me të cilën udhëheq një shqiptarë, nga dy borde me gjithsej 16 anëtarë janë vetëm dy shqiptarë, dhe në kuadër të kësaj ndërmarrje funksionojnë 6 sektorë që të gjithë udhëhiqen nga maqedonasit.

  • Ndërmarrja “Transporti publik”, udhëhiqet nga Krste Petrevski, ndërkaq prej 30 anëtarëve të tjerë që janë në borde udhëheqëse e që gëzojnë pozita të ndryshme, prej tyre vetëm tre janë shqiptarë, Shpetim Ramadani, Arlinda Jakupi, dhe Admit Ali, që të tre janë vetëm anëtarë.
  • Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” udhëhiqet nga Kosana Mazneva. Kjo ndërmarrje është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë ndërmarrje ka udhëhequr Zudi Koka kuadër i Aleancës për Shqiptarët, por Arsovska e shkarkoi për arsye krejtësisht të panjohura, nën pretekstin e vëllait të tij. Pasi me këtë ndërmarrje ka udhëhequr një shqiptarë, numri i anëtarëve në këtë drejtori është krejtësisht ndryshe nga të të tjerët. Nga 18 anëtarë në borde të ndryshme, 9 janë shqiptarë. Që i bie se vetëm në këtë drejtori shqiptarët janë të përfaqësuar si duhet, por që na kjo drejtori u largua drejtori shqiptar.
  • Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” për drejtor ka Dragan Ilievski, prej 13 anëtarëve në bordin udhëheqës vetëm tre janë shqiptarë. Pra, ngjashëm sikurse në gjitha ndërmarrjet tjera. Me shumë gjasë në këtë ndërmarrje shqiptarët janë të përfaqësuar në numrin e punëtorëve në terren, ndërkaq për punë udhëheqëse vështirë të krijohet hapësirë e drejt dhe korrekte.
  • Ndërmarrja publike “Drisla” drejtohet nga Aleksander Kuzinakov, nga 24 sektorë të ndryshëm në këtë ndërmarrje shqiptarët udhëheqin vetëm me një sektor. Ndërkaq, nga 12 anëtarë në bordin udhëheqës poashtu vetëm një është shqiptarë. Që i bie se nga 36 pozicione të ndryshme në këtë ndërmarrje vetëm me një udhëheqin shqiptarët.
  • Ndërmarrja publike “Lajka” – Shkup është ndërmarrje e re publike e themeluar nga Qyteti i Shkupit, e cila kryen aktivitete me interes të veçantë publik për trajtimin human të qenve të pastrehë dhe vendosjen e sistemit për kontrollin e numrit të qenve. Por, që në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrje nuk ka asnjë të dhënë konkrete se nga kush udhëhiqet kjo ndërmarrje e nuk dihet as për numrin e anëtarëve dhe të punësuarve në këtë ndërmarrje.

Dy premtimet më megalomane të Arsovskës ishin sigurimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët, dhe blerja e 250 eko autobusëve, për të ruajtur cilësinë e ajrit. Prej të cilëve vetëm një autobus kushton 300 mijë euro. Këto dy premtime deri në realizim ka dhënë afat kohor dy vite. Dhe, tani po mbushen dy vite që kur Arsovska është në krye të detyrës dhe nuk ka arritur të realizojë asnjërin e as tjetrin premtim, që në fushatë i kishte prezantuar edhe si zotime.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellur asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, diskriminimi dhe mos përfaqësimi i drejt i shqiptarëve në udhëheqje është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit. Pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit