Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteAbazoviq, kryeministri që festoi largimin e tij nga posti

Abazoviq, kryeministri që festoi largimin e tij nga posti

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundmi në një intervistë hodhi dritë mbi një rrjet të ngatërruar që përfshin politikën, narkotikët, kontrabandën e cigareve dhe foli gjithashtu për marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën.

Ish-kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka festuar kur është larguar nga pozita që ishte për 1 vit e gjysmë.

Abazoviq në një intervistë në Kallxo Përnime javën e kaluar, ka thënë se arsyeja që ka festuar ka qenë se sipas tij se Qeveria e udhëhequr nga ai ka arritur rezultate të mira në shumë fusha.

“Nuk shoh asnjë arsye për mos mu festu, kemi dalë prej qeverisë me faqe të bardhë. Kemi arritur shumë rezultate”, – tha Abazoviq mes tjerash.

Ai shtuar se plani ka qenë që të qeverisë 1 vit, ndërsa kanë qëndruar 1 vit e gjysmë në pushtet.

“Çka kena paramendu e kena realizu. Çdo deputet ka votuar për vendimet e asaj Qeverie. Një shumicë ka votuar për at Qeveri një shumicë tjetër për buxhet, mendoj se ka qenë një fazë që e kena trajnu demokracinë në Mal të Zi. Pajtohem që s’mund të luftohet korrupsioni për 1 vit e gjysmë, por kanë filluar shumë procese që nuk do të ndalen, ky ka qenë qëllimi i Qeverisë tonë, sepse është e pamundur me i eliminu të gjitha negativitetet në Mal të Zi”, – tha Abazoviq.

Ish-kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se për herë të parë ky shtet ka arritur që të fillojë luftën kundër kontrabandës.

Ai ka shtuar se qëllim i qeverisë që ai ka udhëhequr për një vit e gjysmë, ka qenë fillimi i këtyre çështjeve.

“Problemi më i madh këtu ka qenë se nuk kemi mundur  ta luftojmë deep state(para politikën), s’mundemi me ndërru tërë administratën, sistemin gjyqësor, por kemi nisur proceset. Kemi nis luftën kundër kontrabandës së cigareve, biznesi më i madh që ka bërë Mali i Zi në 30 vjet e fundit, biznes që matet 500 milionë euro në vit”, – ka thënë Abazoviq.

Ai ka thënë se me një aksion që ka ndërmarrë qeveria malazeze ka arritur që t’i sekuestrojë rreth 2 mijë pako cigare kontrabandë.

“Ata janë kontejner për anije, gjitha janë të konfiskuara, kjo s’ka ndodh askund në botë, nuk ka ndodh me pas asi lloj konfiskimi”, – tha Abazoviq.

Ai ka shtuar se me këtë e ka kuptuar që ndalja e krimit  të organizuar në Mal të Zi krijon probleme në rajon.

“Ekzistojnë njerëz në rajon që nuk janë të kënaqur me këto rezultate sepse një pjesë e cigareve ka shkuar nëpër Rozhajë, ka dalë edhe në Kosovë, një pjesë lidhet edhe me njerëz në veri të Kosovës”, – tha tutje ish kryeministri malazez

“Cigaret që janë zënë në Mal të Zi nuk janë për këtë vend, kontrabandistët e kanë përdorur Malin e Zi si vend transit”, – tha tutje ai

Ka thënë gjithashtu se këto cigare të kontrabanduara janë prodhim i Egjiptit, Libanit dhe destinacion kanë perëndimin.

“Shkojnë në Angli Gjermani etj. Na jena shtet transit, kush po bën kontrabandë për 600 mijë banorë”, – thotë ish kryeministri i Malit të Zi.

A ka kërkuar ndonjëherë Kosova informata nga Mali i Zi për kontrabandë të cigareve?

“Këto të dhëna që i kemi ne nuk i ka kërkuar askush nga Qeveria e Kosovës. As specifikisht nuk kemi folur me Albnin Kurtin për kontrabandën e cigarever. Pjesa që ka kaluar në Kosovë, sipas informatave që i kemi kanë shkuar te persona që janë të njohur për institucionet e Kosovës por që unë nuk do ia përmend emrat.”, – tha Abazoviq.

Ai ka shtuar se ndonëse nuk i është kërkuar asnjë informatë nga institucionet e Kosovës lidhur me këtë kontrabandë, ka pasur marrëdhënie të mira me Policinë e Kosovës.

“Me policët e rajonit kemi pasur marrëdhënie të mirë dhe bashkëpunim i cili ka qenë në nivel të lartë, flas gjeneralisht nuk po flas për çështjen e kontrabandimit të cigareve” – shtoi ai.

Abazoviç ka folur edhe për shpërlarjen e parave, dukuri kjo që po ndodh edhe në Kosovë edhe në Mal të Zi por edhe në rajon.

“Për shpërlarjen e parave në bisedat që i kemi pasur na nuk kemi hapur ndonjë çështje konkrete por ai (Albin Kurti) e ka treguar atë interesim por edhe për çështjet e tjera se çfarë ndodhi në Kosovë njësoj edhe në Mal të Zi e kemi at problem” – tha Abazoviq.

Kartelet e drogës komunikonin përmes rrjetit social “Sky” – Abazoviq: Ka edhe njerëz nga Kosova

Ish-kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për ligjin për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Abazoviq ka thënë se këto rezultate që janë bërë deri më tani lidhur me drejtësinë në Mal të Zi, janë historike.

“Na e kena fut në burg kryetarin e Gjykatës Supreme që ka qenë aty që 14 vjet, këtë se ka prit askush, na e kena në këtë moment në burg ish drejtorin e policisë. Që në piramidë ka qenë njeriu i tretë, e kur është bërë e gjithë kjo kontrabandë e janë formuar gjithë këto narko klane ai ka qenë në krye të policisë, ka qenë me fuqi fare ndryshe, por me këtë gjyq që është në Mal të ZI, shancat me u liru janë shumë më të mëdha sesa mu denu” – tha Abazoviq.

Ai ka folur edhe për rrjetin ‘Sky’, të krijuar nga Europoli.

“Shumica e narko kartelëve ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që narko karteli në Europë ish rrit aq shumë dhe ka krijuar një jo siguri për qytetarët e BE-së, Europoli e ka hapur këtë rrjet.”

Ai ka shtuar se ka edhe njerëz nga Kosova që janë pjesë e rrjetit ‘Sky’.

“Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigare por s’mund të flas se nga cila sferë janë ata” – tha Abazoviq.

Ai shton se rrjeti ‘sky’, i ka ndihmuar Malit të Zi, të arrijnë tek shumë persona.

“Kena marr mbi 600 mijë mesazhe vetëm në një landë dhe për këtë ka punë Prokuroria 5 vjet. Jam kryeministri i vetëm që kam kërkuar ndihmë nga Europoli, janë habitur se si unë kam kërkuar ndihmë nga ta, ata s’kanë pasur besim në institucionet e Malit të Zi”, – tha ish-kryeministri malazez.

‘Sky’ është aplikacion që është hapur nga Europoli, njësoj si rrjetet e tjera sociale, por pak më specifik, e me të cilin kanë komunikuar kartelet e drogës.

Por a i kërkoi Kosova ndihmë Malit të Zi lidhur me këtë gjë?

“Unë kam qenë i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës lidhur me këtë gjë por kjo çështje nuk është qel, ndoshta ata i kanë investigimet e veta”- thotë Abazoviç.

 “Narkokartelet kanë më shumë pasuri se sa vet shteti i Malit të Zi”

“Ata kanë më tepër mjete nëpër banka ose kesh se sa shteti i Malit të Zi. Trezori i Malit të Zi i ka 150 milionë ndërsa ata vetëm njëri mund t’i ketë 400-500 milionë euro në xhirollogari, sigurtë edhe më shumë” – tha Dritan Abazoviq.

Pse Mali i Zi nuk e ekstradoi në Kosovë personin që dyshohet për krime lufte në Kosovë?

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur rreth mos ekstradimit të serbit Momçilo Vukotiq, i cili kërkohet nga autoritetet e Prishtinës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftë në Kosovës në vitin 1999.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ekstradim nuk kanë bërë as në Rusi.

“S’kemi bërë ekstradim as në Rusi”, – tha Abazoviq, ndërsa është pyetur se si po e krahason Kosovën me Rusinë.

“Absolutisht jo s’po e krahasoj por unë e kam pyetur ministrin e Drejtësisë rreth kësaj çështjeje sepse ne nuk i mbrojmë njerëzit e tillë, por ne deri më tash kemi pasur edhe disa kërkesa nga Rusia që disa qytetarë të Ukrainës të cilët nuk kena dashtë me i ekstradu, ky është vendimi ynë për momentin”- thotë Abazoviq.

“Për proces të ekstradimit, çdo person ka dosjen e vet, në at mënyrë kalohet nëpër disa institucione në Mal të Zi dhe mendoj që është e njëjta edhe në Kosovë, edhe ne kemi marr vendime lidhur me këto çështje. Ky shtet nuk është ‘friendly’ as për persona që janë marr me krime të luftës e as kriminel” – shton Abazoviqi.

Ndërsa ka ofruar edhe tash ndihmën e tij si opozitë që të interesohet lidhur me këtë ekstradim që ka kërkuar Kosova.

“Unë mund të interesohem edhe si opozitë lidhur me këtë çështje sepse janë disa çështje që janë parime univerzale” – thotë tutje ish-kryeministri.

Abazoviq flet për sulmin në Banjskë

Is-kryeministri shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka folur rreth sulmit në Bansjë, ku ka thënë se ndonëse janë pjesë e NATO-s nuk kanë pasur ndonjë informacion lidhur me këtë sulm para se të ndodhte.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se po të kishte ndonjë informatë se çfarë do të ndodh, ata do të ishin të gatshëm që t’i ndihmonin institucioneve të Kosovës.

“Do t’i ndihmonim patjetër institucioneve të Kosovës po të kishim ditur se çfarë ka në plan të ndodhte në Banjskë. Por edhe pasi që ka ndodh ajo ne nuk kemi ndonjë informatë më shumë lidhur me këtë. Kemi biseduar edhe me ndërkombëtarët aq sa kemi mujt sa ke edhe procesi i Berlinit”, – tha Abazoviq.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.

Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.

Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.

Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.

Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.

Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët.

“Edi Rama është politikan shumë i mirë” – Abazoviq 

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër shqiptar i Malit të Zi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që kishte thënë se veriu i Kosovës duhet të kontrollohet nga KFOR-i.

“Mendoj që institucionet e Kosovës duhet me pas ingerencë full në territorin e vet dhe ky është qëndrimi jonë qysh në fillim, shteti i Malit të Zi e ka njoftë Kosovën me kufijtë e qartë të saj. Çdo gjë tjëtër ishte e papranueshme për mua personalisht” – tha Abazoviq.

Thotë se Edi Rama është një politikan i mirë dhe se sipas tij ai punon për paqe në rajon.

“Ai tenton, punon që ti jap një kontekst paqësor këtij rajoni. Dhe nuk më pëlqen që disa interpretime të cilat vijnë nga Kosova lidhur me Edi Ramën, nuk mendoj që ai është armiku i Kosovës, nuk mendoj që ai bën teori konspirative me Vuçiqin apo me ku ta di, mendoj se ai është njeri shumë i interesuar të ketë paqe dhe në at kontekst janë propozimet e tij. Sa di unë sa e njoh unë sepse deri më tani askush se ka qit një propozim aq ideal që ne me thanë se kjo është diçka ëoë. Propozimin e Ramës e shoh vetëm si një nga shumë propozime për një zgjidhje të mundshme” – tha ai.

Abazoviç ka folur edhe për demarkacionin me Kosovën ku tha se askush nuk i’a ka hapur si temë.

“Për demarkacion jo, se kena qel si temë, s’kena fol për at temë, as s’kena pas kërkesë nga shteti i Kosovës” – tha Abazoviq.

Sipas tij në interes për të dyja qeveritë ka qenë hapja e rrugëve të reja e pika kufitare të reja.

“…sidomos rruga Plavë-Deçan, edhe me bo tunelin edhe me pa a mundemi me bo tunelin Rozhajë -Pejë. Për rrugën Velipojë-Ulqin, mbetet me pru vendimin në parlament dhe të hapet tenderi për të. Për rrugën Plagë-Deçan ende nuk kemi hyrë në procedura dhe duhet të behet edhe projekti. Financimi do të jetë shumë i lehtë edhe për financimin e saj” – theksoi ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit