Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeSkandal/ ministrja e Mjedisit nuk pastron deponitë sepse qytetarët i mbushin sërish!

Skandal/ ministrja e Mjedisit nuk pastron deponitë sepse qytetarët i mbushin sërish!

Stina e vjeshtës nxjerrë në pah pasqyrën reale të mjedisit në vendin tonë. E kjo kuptohet pa hapur sytë vetëm duke u ajrosur me ajrin e tymosur e të ndotur jashtë normales. Pra, pa hapur sytë kuptohet që në çfarë mjedisi jetojmë, e kur të hapen sytë pas shumë kërkimeve mund të gjindet ndokënd ndonjë park. Parqe shumë pak mirëmbajtje e parqeve aspak. Edhe pse Park nacional, në Malin Sharr mund të gjesh me dhjetëra mini deponi. Shumica janë në afërsi të fshatrave, ku edhe vetë banorët hedhin mbeturina. ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova thotë se pastrimi i deponive në këtë zonë janë para të hedhura kot, sepse të njëjtat vetëm pas disa muajsh përsëri mbushen plot. Kjo deklaratë është më skandaloze se sa vetë deponitë, ministrja e Mjedisit dorëzohet dhe nuk është e aftë të mirëmbajë as parqet kombëtare e lëre më parqet tjera. Me këso ministra mjedisi do të vazhdojë të rrjedh sikur një plagë e pashëruar, por pasojat e mjedisit të shkatërruar ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Sikurse të kishin funksionuar edhe ministrat tjerë me logjikën e ministres së Mjedisit do të ishte krijuar një kaos tmerrues, shkruan Zhurnal.

Parku Kombëtar “Sharr” me deponi të vogla ministrja e Mjedisit thotë se pastrimi do të ishte para të hedhura kot –

Edhe pse Park nacional, në Malin Sharr mund të gjesh me dhjetëra mini deponi. Shumica janë në afërsi të fshatrave, ku edhe vetë banorët hedhin mbeturina. Ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova thotë se pastrimi i deponive në këtë zonë janë para të hedhura kot, sepse të njëjtat vetëm pas disa muajsh përsëri mbushen plot.

“Unë jam gjatë në ministri dhe e di se sa para janë dhënë vite me radhë, të financuar nga Qeveria, bashkësive lokale për të pastruar shumë mini deponi dhe praktika tregon se lokacionin e njëjta njëjtë mbushen me mbeturina. Ajo për mua është s’di si të ju them, e thënë në gjuhën popullore është hedhje e parave dhe nëse nuk mësohemi se atje ku i pastrojmë nuk duhet të hedhim mbeturina, efekti i pastrimit të deponive është minimal”, deklaroi Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Komuna e Tetovës pret që çështjen e deponive nga mali Sharr ta zgjidhë me partnerin e ri privat për grumbullimin e mbeturinave, pasi që partneri i ri ka paraparë që mbeturinat të grumbullohen edhe në fshatrat e malësisë dhe kështu banorët do të kenë ku t’i hedhin.

“Komuna e Tetovës, siç edhe është informuar opinioni, ka zhvilluar një studim fizibiliteti dhe është në procesin e lidhjes me një partner privat për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë territorin e Tetovës. Partneri privat do të menaxhojë mbeturinat e qytetit dhe po ashtu ka hartuar edhe plan të detajuar për menaxhimin dhe heqjen e mbeturinave në të gjitha vendbanimet që gravitojnë në Komunën e Tetovës”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Pastrimi i deponive në malin Sharr ka ngjallur edhe akuza e kundër akuza mes komunës së Tetovës dhe Institucionit të Parkut kombëtar. Komuna ka akuzuar se edhe pse ministria ndau mjete, mbeturinat në Sharr nuk u pastruan. Ndërsa nga Parku Nacional thonë se shumica e fshatrave në Komunën e Tetovës, të Bogovinës dhe të Tearcës nuk mblidhen mbeturinat, ka raportuar TV21.

Por, ajo që krijon habi dhe që hap rast diskutimi e analize është deklarata e ministres së mjedisit e cila dorëzohet nga pozita e saj që në mënyrë skandaloze i nënshtrohet papërgjegjësisë së një grupi të caktuar të qytetarëve. Madje, ajo shkon më larg në emër të përvojës së saj në Ministrinë e Mjedisit paska vërejtur që janë pastruar por sërish janë mbushur.

Nëse edhe ministrat tjerë funksionojnë me logjikën e ministres së Mjedisit i bie që Ministria e Financave nuk duhet fare të lëshojë pagat sepse qytetarët po i shpenzojnë dhe sërish duhet të lëshojnë paga. Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme duhet të dërgoj policinë në shtëpi sepse edhe nëse ndodhin aksidentet, vrasjet apo çfarë do qoftë nuk duhet të zbardhen sepse përsëriten sërish. Kjo është terrorizuese dhe e papranueshme, prandaj edhe është ku është gjendja e mjedisit sepse çdoherë vendoset persona jo adekuat për të udhëhequr me këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Mjedisi, shëndetësia e arsimi janë po të së njëjtës rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit