Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeSpitali Kumanovës/ ngarkim – shkarkim drejtorësh sikur të jenë mallra dhe jo...

Spitali Kumanovës/ ngarkim – shkarkim drejtorësh sikur të jenë mallra dhe jo njerëz me dinjitet!

 Spitali Kumanovës është bërë fushëbeteja e pushtetit qendror, drejtorët ndërrohen brenda muajit. Mungesa e konzistencës në organin më të lartë të spitalit, drejtorinë, krijon pasiguri te pacientët të cilët trajtohen në këtë spital. Pazaret politike janë të njohura në vendin tonë, por që të tregtohet pozita e drejtorit të spitalit kjo është e pakuptimtë sepse këtu kemi të bëjmë me udhëheqje nga e cila varen jeta njerëzish, shëndeti i qytetarëve. Por, edhe njëherë po dëshmohet se politikanët nuk brengosen fare për mirëqenien sociale e shëndetësore të qytetarëve, para të cilëve në kohë zgjedhjesh shndërrohen në “lypsarë” votash. “Dr.Fati Xhemaili është emëruar drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës”, vërshuan kryetitujt e lajmeve më 17 tetor, por 18 ditë më vonë titujt e lajmeve ishin të tilla “Shkarkohet drejtori Fati Xhemaili nga Spitali i Kumanovës, ja kush emërohet në vend të tij”. Ajo që po vërehet është fakti që kemi të bëjmë me ngarkim dhe shkarim personash, por kohëzgjatja dhe qasja ngjan sikur kemi të bëjmë me mallra dhe jo njerëz që parasegjithash e mbi të gjitha udhëhiqen nga dinjiteti, shkruan Zhurnal.

Çfarë ndodhi në Spitalin e Kumanovës?

Dr.Fati Xhemaili ishte emëruar drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës më 17 tetor. Xhemaili është specialist i urologjisë në këtë spital. Ai erdhi në këtë detyrë si ushtrues detyre me nënshkrim të ministrit Fatmir Mexhiti nga radhët e ASH-së. Këtij lajmi ju gëzuan në përgjithësi qytetarët e në veçanti shqiptarët, me shpresë që drejtori i ri të krijojë atmosferë të re pune e menaxhimi me çka bashkë me kushtet do të ndryshojë edhe trajtimi pacientëve.

Por, çuditërisht ende pa i bërë tre javë të plota, drejtori i sapo emëruar u shkarkua pa kurrfarë arsyetimi. Madje lajmin për shkarkimin e tij sipas tij e ka marrë të dielën.

“Shkarkohet drejtori Fati Xhemaili nga Spitali i Kumanovës, ja kush emërohet në vend të tij”, ky ishte kryetitulli i lajmeve më 8 nëntor, kjo i bie që më pak se tre javë i është dhënë hapësirë doktorit në fjalë të menaxhojë me spitalin.

Përse u emërua si dhe u shkarkua dr. Fati Xhemali nga pozita e drejtorit të spitalit?

Në fakt ndryshimi i drejtorit në Spitalin e Kumanovës erdhi si iniciativë e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, që të ndërrojë ata drejtor që nuk kanë treguar rezultate me punën e tyre. Dhe, në vrazhdën e kësaj iniciative ishte edhe drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska, në vend të secilës erdhi dr.Fati Xhemaili.

Por, siduket këtë ndryshim Fatmir Mexhiti e ka bërë kokë në vete pa marrë miratimin e gjithsecilit, tekstualisht, gjithësecilit, sepse është ndër ministrat e pakët që absolutisht nuk mund e as që guxon të merr ndonjë vendim pa ju ndez drita e gjelbër. E këtu siduket kishte provuar ministri i Shëndetësisë të bëjë diçka kokë në vete, dhe i doli mos më keq sesa mund ta kishte pritur e paramenduar.

Fati Xhemaili mbase ka hyrë në listën e drejtorëve më jetë shkurtër por do të mbetet në listën me më së paku persona, lista e udhëheqësve me dinjitet, që parasigjithash nuk joshen nga parat e as pozitat por qëndrojnë stoik dhe të pa lëkundur në bindjet e tyre.

Fati Xhemaili u emërua në këtë pozitë në emër të ndryshimit të gjendjes në Spitalin e Kumanovës, në emër të reformave, ndërkaq tre javë më vonë u shkarkua nga pozita e drejtorit në emër të pazareve politike, madje më keq se kaq njoftimin për largimin e tij e merr në një restorant në takim joformal ku nuk ka qenë prezent ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Sipas, asaj që tha dr.Fati Xhemaili në paraqitjen e tij të parë publike për PortaliX, u kuptua që ditën e diel është ftuar në restorant Aktiva, ku të pranishëm kanë qenë kreu i ASH-së, Arben Taravari, si dhe dy deputetët, Halil Snopçe dhe Elmi Aziri nga Kumanova poashtu. Në këtë takim i është kërkuar të jap dorëheqje që pastaj në shkëmbim të kësaj t’i ofrohet një pagë prej ndonjë institucioni tjetër rreth 40 mijë denarësh në muaj.

Por, që përgjigja e Xhemailit sipas tij ka qenë e kësaj natyre, që nuk është aty për pazare politike dhe ka propozuar dy opsione të lihet deri në zgjedhje ta kryejë detyrën e drejtorit ose ta shkarkojnë vet ata. Sepse, sipas Xhemailit ishte e pakuptimt dorëheqja e tij, që ai të nxjerrë vetën e tij të paaftë për ta përmbushur detyrën e drejtorit, që në fakt kjo ishte e pavërtetë sepse atij as që iu dha hapësira për t’i dëshmuar aftësitë e tij menaxheriale.

Arsyetimi i vetëm i Arben Taravarit, kishte qenë që kanë presion të hatashëm nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, që është e patjetërsueshme të rikthehet në pozitën që ka qenë drejtorja paraprake. Ajo që krijon habi është fakti se si ka mundësi në një takim të tillë fare mos të jetë prezent ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ai i cili edhe e ka emëruar si drejtor, Fati Xhemailin.

Kush erdhi pas tij në krye të Spitalit të Kumanovës?

Psiokologia Biljana Ivanovska është kthyer në funksionin e drejtoreshës së spitalit të përgjithshëm të Kumanovës. Në kumtesën drejtuar mediumeve, Ivanovska thekson se do të angazhohet për realizim të projekteve, furnizim të aparaturës bashkëkohore, e rëndësishme dhe e nevojshme për pacientët nga rajoni verilindor.

“Profesionalisht, ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë legjitime vazhdoj në pozitën e menaxheres së IPSH spitlait të përgjithshëm Kumanovë. jeta është plot me sfida dhe si të tillë duhet ta pranojmë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i realizojmë projektet të cialt janë pjesë e programit tim, ndërkaq janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe gjashtël komunat përreth”, tha Ivanovska.

Kujtojmë që, Spitali i Kumanovës është një prej më të mëdhenjve në shtet me mbi 700 të punësuar dhe ofron ndihmë shëndetësore për pacientët nga pjesa verilindore me përafërsisht 180.000 banorë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit