Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“Gruevski do të kthehet pa asnjë mëkat sikur të ketë qenë në...

“Gruevski do të kthehet pa asnjë mëkat sikur të ketë qenë në haxh”

Në vendin tonë e pamundura nuk ekziston, nëse dikur ka qenë e pamundur që i arratisuri dhe azilanti politik, Nikolla Gruevski, mund të kthehet sërish në vend e për këtë kthim të tij të angazhohen ata që e dëbuan, sot është e mundur e ditëve në vijim do të shihet kjo gjë. Kthimi i Gurevskit në vend e qartëson edhe ikjen e tij, që më shumë po ngjan sikur një i penduar që kishte nevojë për vetmi. Madje, përgatitja e kthimit të tij po bëhet në mënyrë të hatashme që kur të vijë në vend të mirëpritet me lule në aeroport. Besimtarët myslimanë pas kryerjes së obligimit të pestë marrin titullin haxhi që pretendohet se pas kthimit nga haxhi u janë shlyer mëkatet e bëra gjatë jetës. Gruevski ngjashëm sikurse haxhilerët do të kthehet në vend me mëkate të shlyera. E kjo falë lavatirçes së pushtetit që në emër të së ardhmes së vendin po bëjnë çmos për rikthimin e virusit dhe kancerit të këtij vendi. Ikja e tij për toke dhe kthimi i tij përmes qiellit do të vulosë thellësisht realitetin katastrofal në vend. Keqpërdoruesit e pozitave publike, zhvatësit, dhe shkatërruesit e vendit, shndërrohen në turistë me bileta kthimi e me mirëpritje fantastike. Skenarët e tillë nuk duhet të lejohen të ndodhin, sepse kjo dërgon vendin në greminë dhe kthen vendin në pikën zero. Ditë më parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga ndjekja penale në lëndën ‘Trajektorja’ për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, ku buxheti i shtetit u dëmtua për plot 155 milionë euro, ndërsa tani duke shfrytëzuar ndryshimet ligjore të Kodit Penal, Prokuroria kërkon që Nikolla Gruevski të lirohet edhe nga ndjekja penale në lëndën ‘TNT’ në të cilën për hakmarrje politike është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë prej 11 milion euro, në këtë formë Gruevskit i falen 9 vite burg, shkruan Zhurnal.

Gruevski iku për toke po pritet të kthehet përmes qiellit e të pritet me lule në aeroport –

Gruevski shpëton edhe nga rasti “TNT” ishte kryetitulli i lajmeve që vërshuan televizionet dhe portalet anekënd vendit, dhe kjo mbeti vetëm temë ditore diskutimi por që në fakt duhet të ngritet alarm shqetësimi sepse jemi mësuar të shohin dënim të shqiptarëve në mungesë, por që të shohin shpëtim e falje të keqpërdoruesve të shtetit në mungesë kjo është terrorizuese.

Avokati në rastin “TNT”, Elenko Millanov tha se sot mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vërtetohet vjetërsimi absolut i lëndës, shkruan TV21. Millanov tha se edhe përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar që të zbatohen ndryshimet nga Kodit Penal, e këtu ndryshime u bënë me shpejtësinë e dritës pikërisht për të vetmen arsye të shpëtohet dalëngadalë Nikolla Gruevski nga çdo akuzë.

Për rastin TNT kishte vendim të shkallës së parë në maj të vitit të kaluar ku Gruevski u dënua me 9 vjet burg dhe Janakievski me 4 vjet ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe Elisaveta Najdovska, inspektorja e atëhershme e ndërtimit, janë dënuar gjithashtu. Në maj të këtij viti u mbajt seanca publike e Gjykatës së Apelit, pas së cilës gjykatësi kishte 60 ditë kohë nga 8 maji deri më 8 korrik për ta sjellë aktvendimin, por edhe përkundër kësaj ai vazhdoi ta zvarritë rastin.

Biznesmeni Fiat Canoski tha se edhe sikur të mos ishin ndryshimet në Kodin Penal, Ristov do të kishte vazhduar ta prolongojë lëndën deri në vjetërsim. Ai ka bërë të ditur se do të paraqesë peticion në të gjitha institucionet, ndërsa ndoshta edhe padi ndaj gjykatësit Gjoko Ristov.

Opozitar shqiptare ka reaguar duke i cilësuar ndryshimet e Kodit penal si shërbim ndaj ish-kryeministrit Gruevski –

Blloku opozitar shqiptar tashmë i njohur me emërtimin e ri si “Lidhja evropiane për ndryshim” në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë thanë se ndryshimet e Kodit penal janë sjellë në shërbim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Kjo vjen pasi që këto ditë ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga aktakuza në lëndën “Trajektorja”, për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, si dhe pas kërkesës së Prokurorisë penale, Gruevski të lirohet nga aktakuza në lëndën “TNT”, me çka Gurevskit i falen 9 vite burg.

“Vazhdojmë të jemi dëshmitarë të lojës së pushtetit të udhëhequr nga LSDM dhe BDI për ‘shpëtimin e Gruevskit’. Ditë më parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga ndjekja penale në lëndën ‘Trajektorja’ për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, ku buxheti i shtetit u dëmtua për plot 155 milionë euro, ndërsa tani duke shfrytëzuar ndryshimet ligjore të Kodit Penal, Prokuroria kërkon që Nikolla Gruevski të lirohet edhe nga ndekja penale në lëndën ‘TNT’ në të cilën për hakëmarje politike është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë prej 11 milion Euro”, thonë nga blloku opozitar shqiptarë.

Ata thonë se secili që e ka penguar drejtësinë, do të bartë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para Ligjit dhe organeve të drejtësisë. Nga blloku opozitar shqiptar pyesin se sa vite burg, me ndryshimin e Kodit penal, i falen Gruevskit, dhe sa para të qytetarëve janë keqpërdorur me veprat penale prej të cilave Gruevski është liruar nga aktakuza.

“Nuk duhet të jesh as analist e as politikan për ta kuptuar që ky ndryshim i Kodit Penal u bë vetëm dhe vetëm në shërbim të Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës e të tjerëve si ata. Rezultati është në pah. Përpiqen që gjithçka të justifikojnë me integrimin evropian, kurse qytetarët nuk përfitojnë asgjë përveç amnistisë së kriminelëve. “ytetarët duhet të dijnë që këtë dhuratë e kanë nga BDI dhe Ali Ahmeti dhe se do të vazhdojmë të dëgjojmë që lëndë të tilla si  ‘TNT’, ‘Tanku’, ‘Titanik’, ‘Trajektorja’, ‘Тalir’, ‘Thesari’, ‘Target/Fortesa’, që po bien në ujë, një nga një çdo ditë e me rradhë. Pra, duam të dijmë, Sa vite burg, ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal?”, pyet blloku opozitar shqiptar “Lidhja evropiane për ndryshim”, para Ministrisë së Drejtësisë.

Megjithatë, kthimi i Gruevskit sipas gjitha gjasave po përgatitet për të vetmin qëllim që të dobësohet VMRO-ja, e kjo krejt pasi Gruevski do të krijojë një fraksion përbrenda kësaj partie si kthim të borxhit ndaj partive në pushtet BDI dhe LSDM, që po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që t’ia falin gjitha mëkatet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit