Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme“O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke...

“O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bo pranim” – Memli Krasniqi thur vargje për Kurtin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në Kuvend pas raportimit të Kurtit për takimin në Bruksel, i është drejtuar kryeministrit me këto fjalë:

Pjesë nga fjalimi i Krasniqit në Kuvend:

“3 minuta nuk kallëxove cka ka drafti. Dhe ti 20 minuta tregove, për takimin që ka zgjat 19 minuta në Bruksel. E ata a kanë folë najsen? A veç ti folë a? A ta bojshin “bravo”, e rrahshin shuplaka si këta këtu a?

A po mendon që 3 liderët i kanë rreh shuplaka a? Jo more, se ska folë ky ma shumë se 3 minuta atje.
Për 19 minuta e ka përmbys të gjithë karrierën e tij politike. Hin e dil, kafe s’ke pasë kohë me pi e po kallëxon cka iu ke thanë e cka s’iu ke thanë. Zotni ne e dijmë më 21 tetor e ke apsë Pesëshen këtu. është për me u vlerësu ky angazhim i partnerëve të Kosovës. Të kemi thanë secili prej neve këtu në opozitë, koordinohu me amerikanë, Perëndimin se s’ka mujt askush me bo ndonjë gjë si një shtet i vogël si na.

Mirë që të kemi pa me ta bashkë. Neve na ka ardhë mirë që të kemi pa bashkë. Ta kanë pru një draft ëpr Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. E ke pranu. Ma s’pari ti kur thu hajde po e nënshkruajmë, e ke bo një gabim që një amater nuk është dashtë me bo. Me i thanë botës që jam i gatshëm me nënshkru me Vucicin draftin e Asociacionit për Kosovën që rregullon Kosovën brenda është jo banale, por është abnormale. është me pranu që Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Bonu ma serioz se sinqerisht ke përgjegjësi të madhe. Lej ato fraza “pa nënshkrim s’ka zbatim”, o Albin o trim si me nënshkrim si pa nënshkrim ti ke bo pranim. Kjo po shihet. Tash ti kon ke dalë me mashtru, këta a [deputetët e pozitë], po këta mundesh me i mashtru. Neve jo.”, tha Memli Krasniqi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit