Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeMinistria e Mbrojtjes së Kosovës do të ketë 20 milionë euro më...

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës do të ketë 20 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin paraprak

Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri, Albin Kurti tha se me këtë projekt-buxhet rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë.

Ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.

Vitin e kaluar, qeveria kishte ndarë buxhet në vlerë 123 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Me projektligjin e ri, parashihet që rritja e buxhetit për ushtrinë të jetë 20 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Projektbuxheti i miratuar nga kabineti qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky buxhet do të fokusohet në rritje të sektorëve prioritar dhe në zbatim të programit qeverisës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit