Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMinistrat shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot në mëngjes qeverinë e atij vendi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan gjithsej 66 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.

Kryeministër është lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajiq.

Në mesin e tyre janë edhe tre ministra që vijnë nga ana e partive politike shqiptare.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është ministër i Administratës Publike.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit