E rritur në Kosovë dhe e arritur në Zvicër, Saranda Shala pas shumë sfidave, diplomoi si Dermapigmentologe dhe tani shtë një ndër trajneret e para internacionale në Zvicër.
E lindur dhe e rritur në Prishtinë, duke u përballur me pamundësinë e arritjeve të reja, detyruan Sarandën të bëhet pjesë e mërgatës shqiptare.
Ndonëse diplomën në fushën e drejtësisë të vendlindjes nuk ia njohu shteti helvetik, ndoqi kurset e trajnimit të estetikës dhe u diplomua si Dermapigmentologe.
Vlen të theksohet se dermopigmentimi në fushën e mjekësisë është një zgjidhje e vlefshme për probleme të ndryshme, duke pasur parasysh që Dermopigmentimi përdoret për të mbuluar plagët e të gjitha llojeve, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm,