Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeForcat amerikane në Irak goditen nga disa dronë

Forcat amerikane në Irak goditen nga disa dronë

Raketa dhe dronë kanë goditur bazat ushtarake në Irak ku qëndrojnë trupat amerikane, të enjten, ka raportuar Reuters.

Disa shpërthime janë dëgjuar brenda bazës Ain al-Asad dhe ushtria irakiane ka mbyllur zonën dhe ka filluar operacionin e kërkimit. Është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme.

Sulmet vijnë pasi grupet e armatosura irakiane të bashkërenduara me Iranin kanë kërcënuar javën e kaluar se do të shënjestrojnë SHBA-në për shkak të mbështetjes së Izraelit kundër Hamasit.

Pentagoni ka thënë se forcat e SHBA-së në Irak dhe Siri kanë qenë nën sulme të vazhdueshme me dronë që nga e marta. Ato kanë rezultuar në lëndime të vogla, por një kontraktor civil ka vdekur pasi pësoi sulm kardiak ndërsa po strehohej nga një kërcënim i mundshëm.

Edhe në Jemen, një luftanije amerikane ka rrëzuar raketa dhe dronë që ishin nisur drejt saj nga forcat Houthi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit