Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Serbia duhet të sqarojë përfshirjen e saj në sulmin në Banjskë

Osmani: Serbia duhet të sqarojë përfshirjen e saj në sulmin në Banjskë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani tha se gjatë takimit në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit, ai ishte i qartë kur tha se Serbia duhet të sqarojë involvimin e saj në sulmin në Banjskë.

“Në fjalën time unë isha shumë i drejtpërdrejtë për atë që ka ndodhur në Banjskë, dhe për detyrat e Serbisë, për sqarimin e involvimit të tyre”, tha Osmani në Rubikon, përcjell Klankosova.tv.

Se a mund të quhet ky sulm si sulm terrorist, kryediplomati u shpreh se nuk ka dilema mbi këtë çështje, por ai shtoi se çështja e kualifikimeve të këtij lloji nuk çon shumë peshë.

“Varësisht prej prononcimeve nuk kemi ndonjë dilemë për ta cilësuar si sulm terrorist, çështja e kualifikimeve është më me pak rëndësi, se kjo na rikthen në pikën zero për qasjen strategjike ndaj problemeve etnike që në një mënyrë ka qenë ngarkesa e dilemave të njerëzve këtu për çështjen e asociacionit, se a do të jetë asociacioni një platformë për një zgjidhje territoriale në të ardhmen”, u shpreh më tej Osmani, që njëherësh është edhe Kryesues i OSBE-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit