Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVëllai i Zaevit bëhet pronar edhe një kompanie tjetër

Vëllai i Zaevit bëhet pronar edhe një kompanie tjetër

“Total Engineering Strumica”, kompania ndërtimore e biznesmenit Vice Zaev, javën e kaluar u bë pronare e re e kompanisë “Bojana BS Panel”, kompani e cila më parë ishte në pronësi të Boro Stojçevit, i arrestuar dhe dënuar për kontrabandë cigaresh gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Novosellës.

Këto kompani merren me prodhimin e energjisë elektrike me seli në komunën e Novosellës.

Ish kryetari i komunës së Novosellës nga LSDM-ja, Boro Stojçev, së bashku me një person tjetër fizik, në mars të vitit të kaluar kanë themeluar kompaninë për prodhimin e energjisë elektrike Bojana Energy, shkruan Faktor.

Ndryshe, në vitin 2018, Stojçev, së bashku me katër persona të tjerë, gjatë kohës që ishte kryetar komune, u kap duke tentuar të kontrabandonte cigare në afërsi të kufirit maqedono-bullgar. Me këtë janë konfiskuar rreth 3300 paketa cigare në vlerë prej mbi tre milionë denarë dhe është dënuar me 18 muaj burgim, i cili më pas është ulur në gjysmë viti.(INA)

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit