Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se nuk e ka ditur që kompania “Eurovia”, që e ka fituar tenderin për konferencën e OSBE-së në Shkup, është donatore e BDI-së.
Madje ai tha se këtë e ka kuptuar nga mediumet, por shton se kjo nuk i ka ardhur mirë.
Megjithatë shprehet se nuk mund të përzgjedhin kompani tjetër, për shkak se procedura ligjore kërkon që të zgjidhet oferta më e lirë, prandaj ata e kanë zgjedhur këtë kompani.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Procedura është skajshmërisht transparente, Ministria nuk ka asnjë mundësi të reagoj dhe ta anuloj tenderin. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në karrierën tme dhe asnjëherë nuk do të lejoja që të lihet njollë në të”.