Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeBërnabiç: Mjafton që s`po ju vrasim, mos kërkoni të drejta! I kthehet...

Bërnabiç: Mjafton që s`po ju vrasim, mos kërkoni të drejta! I kthehet Shaip Kamberi

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi që i ka dërguar sipas mediave në Kosovë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni.

Episodi nuk e ka lënë indifferent deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deklarata e Bernabiçit është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër.

Ligjvënësi shqiptar ka renditur më tej diskriminimet dhe dhunën me të cilën janë përballur shqiptarët e Luginës vite me radhë.

“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanoçit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush”, është shprehur ai.

Kamberi theksoi se Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simboleve te tyre kombëtare. /TCH

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=748069867123311&set=a.327246382538997&type=3&ref=embed_posthttps

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit