Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Nuk e kam ditur se kompania “Eurovia” është donatore e BDI-së..!

Osmani: Nuk e kam ditur se kompania “Eurovia” është donatore e BDI-së..!

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se nuk e ka ditur që kompania “Eurovia”, që e ka fituar tenderin për konferencën e OSBE-së në Shkup, është donatore e BDI-së.

Madje ai tha se këtë e ka kuptuar nga mediumet, por shton se kjo nuk i ka ardhur mirë.

Megjithatë shprehet se nuk mund të përzgjedhin kompani tjetër, për shkak se procedura ligjore kërkon që të zgjidhet oferta më e lirë, prandaj ata e kanë zgjedhur këtë kompani.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Procedura është skajshmërisht transparente, Ministria nuk ka asnjë mundësi të reagoj dhe ta anuloj tenderin. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në karrierën tme dhe asnjëherë nuk do të lejoja që të lihet njollë në të”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit