Thursday, April 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeGashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes së grupeve parlamentare në Kuvend

Gashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes së grupeve parlamentare në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi thotë se aktualisht nuk ka ndryshim të situatës sa i përket shpërndarjes së grupeve parlamentare.

“Tani për tani situata në Kuvend është “status quo” sa i përket shpërndarjes së re të deputetëve. Gjithçka është si më parë. Të gjitha grupet parlamentare vazhdojnë punën. Nëse do të ketë ndryshime të reja, do të duhet t’i paraqesin tek unë dhe shërbimet, në mënyrë që të njoftoj deputetët e tjerë. Aktualisht nuk kemi situatë tjetër”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me ndryshimet e mundshme të numrit të grupeve parlamentare dhe kalimin e deputetëve nga një kamp në tjetrin.

Sipas kryeparlamentarit, diplomacia parlamentare është një prioritet për të dhe kërkon që ne ta zhvillojmë atë si vend.

“Kam pasur fatin të mbaj takime historike në Berlin, Paris, Stokholm, Bruksel dhe në Parlamentin Evropian dhe selinë e NATO-s. Pas ngjarjeve në Ukrainë dhe zgjedhjeve në SHBA, ka një kontekst të ri politik për rritjen e vullnetit të vendit tonë për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.

Ne punojmë në të gjitha nivelet dhe përdor të gjitha mjetet dhe mundësitë për të zhvilluar këtë diplomaci parlamentare. Ne po punojmë më së shumti për të shpjeguar pengesat që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Ne kemi shumë miq dhe ata duan të na ndihmojnë. Shpresoj që më në fund do të arrijmë ta tejkalojmë pengesën”, ka thënë Gashi në një deklaratë për media para seancës së sotme parlamentare kushtuar pyetjeve parlamentare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit