Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjufcës për takim me partitë politike për konsulta përgatitore për seancën konstituive të 15 prillit.
“Absolutisht po, kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funskionimit të Kuvendit ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, tha Hyseni për rtv21.