Në zgjedhjet e LSDM-së për kryetar të partisë votuan 18.140 anëtarë të partisë. Lideri aktual, Venko Filipçe ishte i vetmi kandidat i paraqitur. Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në LSDM, Branko Georgievski tha se Filipçe 0ka marrë 18.001 vota, ndërsa 139 fletë votime ishin të pavlefshme.
“E uroj kryetarin Venko Filipçe për mandatin katërvjeçar”, tha Georgievski.