Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “Moj e mira”
Shpejtim dhe Elion Krasniqi janë dy shqiptarë nga Zvicra që së fundmi kanë realizuar një këngë të re “Moj e mira” që po pritet shumë mirë nga e mbarë diaspora dhe shqiptarët në përgjithësi, shkruan albinfo.ch.
Ata, siç kishin premtuar edhe më herët, do të sillnin një këngë në gjuhën shqipe, gërshëtim mes këngës së popullarizuar shqiptare “Moj e mira te Pojata” e kënduar nga Haki Misini dhe asaj moderne.
Babë e bir tashmë e realizuan këtë premtim dhe pritet të jetë një publikim i suksesshëm në tregun muzikor.