Qeveria e Kosovës sot do të mbajë sot mbledhjen e 243-të.
Ekzekutivi do të mblidhet në ora 11:00.
Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme janë gjashtë pika për diskutim.Sot pritet të shqyrtohen disa propozim-vendime.
Në rend dite, si pikë e dytë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit Nr. 047L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre (MFPT).
Ndër të tjera, pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për ndarjen e ndarjen e financiare buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike e mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit të vrarë, Enver Hadri.
Po ashtu në mbledhjen sotme, pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.