Wednesday, December 18, 2024
spot_img
BallinaKuriozitete​Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

​Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025. “Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit