Thursday, December 19, 2024
spot_img
BallinaLajmeMickoski: Nga 15 dhjetori fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila...

Mickoski: Nga 15 dhjetori fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila përfshin më shumë se 800 produkte

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se kur fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila u paralajmërua para dhjetë ditësh në konferencë për shtyp në Qeveri, sqaroi se aksioni fillon më 15 dhjetor dhe se numri i produkteve është rritur në më shumë se 800 produkte.

„Po, më lejoni të them me kënaqësi të madhe se kompanitë, tregtarët, prodhuesit dhe distributorët e kanë rritur numrin e produkteve dhe tani është më shumë se 800, nuk është më 600. Të gjitha këto produkte do të jenë të shënuara dhe për këtë do të kujdeset Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili do të ndjekë vazhdimisht funksionimin e marketeve dhe pres që me të vërtetë të jetë si ta them, buxheti familjar të jetë i mbrojtur me uljen e çmimeve të këtyre produkteve. Sa i përket fillimit të aksionit, ai nis më 15 dhjetor, që është pas dy ditësh – sot është data 13. Pas dy ditësh fillon ky aksion dhe pres efekte pozitive dhe natyrisht pres që për festat e fundvitit shporta e konsumatorëve të jetë më e pasur me më pak shpenzime. Dhe ky është qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri, ta mundësojmë këtë“,deklaroi kryeministri Mickoski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit